BBC: Kush janë rebelët Houthi dhe pse po sulmojnë anijet e Detit të Kuq?

24 dhjetor 2023 | 11:51

Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e mallrave në Detin e Kuq janë shtuar kohët e fundit dhe kjo ka bërë që shumë nga kompanitë e transportit në botë të shmangin zonën.

Sulmet raportohet se kryhen nga një grup rebel i mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit, i njohur me emrin Houthis, shkruan BBC.

Por pse Huthi kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq?

Sulmet filluan pas fillimit të luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Houthi-t deklaruan mbështetjen e tyre për Hamasin dhe thanë se do të synojnë çdo anije që udhëton për në Izrael.  Në nëntor ky grup sulmoi ata  një anije mallrash izraelite . Që atëherë ata kanë sulmuar disa anije tregtare me dronë dhe raketa balistike.

Si përgjigje, SHBA-ja ka nisur një operacion detar ndërkombëtar për të mbrojtur anijet, kësaj nisme i janë bashkuar Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Bahreinin, Norvegjia dhe Spanja.

Ndërkohë firmat e mëdha të transportit, duke përfshirë kompaninë e transportit mesdhetar, Maersk, Hapag-Lloyd dhe kompaninë e naftës BP paralajmëruan se do të shmangin kalimet në këto zona.

Uashingtoni ka akuzuar Iranin se është i përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Kush janë rebelët Houthi?

Huthi janë një grup i armatosur nga ku bëjnë pjesë, Zaidët. Ata e kanë marrë këtë emër nga themeluesi i lëvizjes, Hussein al Houthi.

Grupi u formua në vitet 1990 për të luftuar sipas tyre korrupsionin e presidentit të atëhershëm, Ali Abdullah Saleh.

Presidenti Saleh, i mbështetur nga ushtria e Arabisë Saudite, u përpoq të eliminonte rebelët Houthi në vitin 2003, por operacioni nuk pati sukses.

Rebelët Houthi kanë luftuar që nga viti 2014 kundër qeverisë së Jemenit.

Qeveria është mbështetur kundër Houthis nga një koalicion i vendeve arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga fillimi i vitit 2022, lufta kishte shkaktuar rreth 377,000 vdekje dhe kishte zhvendosur katër milionë njerëz , të dhëna këto të raportuara nga OKB, shkruan BBC.

Houthi- t deklarojnë se janë pjesë e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit më gjerë, së bashku me Hamasin dhe Hezbollahun.

Kush i mbështet rebelët Houthi?

Rebelët Houthi e përfshijnë veten në grupin e armatosur shiit në Liban, Hezbollah.

Hezbollahu u ka ofruar atyre ekspertizë dhe trajnime të gjera ushtarake që nga viti 2014 , sipas institutit kërkimor të SHBA-së, Qendra e Luftimit të Terrorizmit.

Houthit gjithashtu e konsiderojnë Iranin si një aleat, sepse Arabia Saudite është armiku i tyre i përbashkët .

Irani dyshohet se furnizon me armë rebelët Houthi

“Ne e dimë se Irani ishte thellësisht i përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq”, ka thënë më heërt zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Adrienne Watson. Por Irani mohon përfshirjen në sulmet e Houthis në Detin e Kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimet e shpeshta të Chris Smalling i kanë shkaktuar jo…