BE-ja jep dritën e gjelbër, Kroacia në zonën Schengen

08 dhjetor 2022 | 14:49

Kroacia ka marrë mbështetje unanime nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për hyrje në Shengen nga data 1 janar, 2023.

Vendimi për hyrjen e Kroacisë në Shengen më 1 janar 2023 është miratuar pak pas orës 14:00 të së enjtes, raporton gazeta kroate Veçernji List.

Në zonën Schengen nuk janë pranuar Bullgaria dhe Rumania. Dy shtete anëtare ishin kundër hyrjes së tyre në këtë zonë.

Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.

Me hyrjen e Kroacisë në Schengen, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…