Krasniqi takohet me Pirajn: Konsumimi i produkteve vendore sot është patriotizëm

08 dhjetor 2022 | 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim një delegacion nga grupi “Besa-Besë”, i cili drejtohet nga biznesmeni i njohur, Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka Hall Food”.

Krasniqi ka thënë se me Pirajn janë pajtuar se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore.

“Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë.  Mysafirët i sigurova që PDK-ja, si lidere e opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kënaqësi të pres në selinë e PDK-së delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

Bashkë diskutuam për domosdoshmërinë e vetëdijesimit edhe më të madh të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, veçanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike.

Është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kaloj një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro.

Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë.

Mysafirët i sigurova që PDK-ja, si lidere e opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë.

Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat. Andaj, në këtë fundvit dhe në prag të festave, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre cilësore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë javës së parë të dhjetorit 2022, Stacionet Policore nga…