Policia ligjëron para nxënësve kundër dhunës në bazë gjinore

08 dhjetor 2022 | 14:44

Gjatë javës së parë të dhjetorit 2022, Stacionet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë mbajt ligjëratat nëpër shkolla me temë kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore në kudër të projektit “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ligjëratat dhe prezantimet janë mbajtur para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve se çka është dhuna në baza gjinore si dhe si të parandalohet apo raportohet ajo.

Në kuadër të këtij aktiviteti më 7 dhjetor  janë mbajtur ligjërata në disa shkolla, e në mesin e tyre e edhe në shkollën fillore “Svetlost” në fshatin Krushevë, KK Dragash dhe në shkollën fillore “22 dëshmorët “në fshatin Randobravë, Prizren.

Aktiviteti në kuadër të këtij projekti do të vazhdojë edhe më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu,  ka…