BE-ja: Kujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut, e ardhmja të sjellë drejtësi

15 janar 2023 | 14:32

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në 24 vjetorin e saj.

Kjo zyre ka theksuar se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.

“Sot shënohet 24-vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim”, është thënë njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Hoxhaj “Kobra”, ishte dënuar tri herë për armëmbajtje pa…