BE-ja nga viti 2007 ka dhënë 85 milionë euro për rininë në Kosovë

12 gusht 2022 | 14:16

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vlerësuar se çelësi i zhvillimit të të rinjve është arsimi.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ai ka bërë me dije se Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë plotë 85 milionë euro nga vitit 2007 deri 2022 për rininë kosovare.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, dua të theksoj se arsimi është çelësi i zhvillimit! Kjo është arsyeja pse BE-ja vazhdon të investojë në arsimimin e të rinjve në Kosovë. Nga viti 2007 deri në 2022, BE-ja ka investuar më shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aloja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Drilon Tahirukaj, ka…