BE-ja reagon ndaj fjalimit të Vuçiqit për Millosheviqin

10 shtator 2018 | 14:42

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviqin e ka cilësuar si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, ka thënë Kocijançiqi.

Ajo ka theksuar se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Vuçiqi ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…