BE-ja thotë se Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

14 qershor 2019 | 14:46

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se ka mbledhur dëshmi për aktivitete “të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian (KE) ka thënë se “burimet ruse” janë përpjekur të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre.

Raporti nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me “burimet ruse”.

Raporti i KE-së ka pasuar paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e medieve sociale, që të jenë syhapur përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia.

Aktivitetet malinje-të vërejtura në raportin e 14 qershorit, variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.

Komisioni Evropian (KE) ka theksuar se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë.

“Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt, njësoj si edhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online”, ka theksuar Komisioni Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i…