BE-ja thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

11 dhjetor 2020 | 13:21

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për buxhetin e bllokut dhe fondin e rimëkëmbjes nga pandemia Covid-19, në vlerë prej 1.8 trilion eurosh.

Marrëveshja është bërë pas një kompromisi me Hungarinë dhe Poloninë.

Dy vendet kanë kërcënuar se do të vendosin veto mbi klauzolën që lidh financat me respektimin e sundimit të ligjit.

Kjo do të mund t’iu kushtonte atyre miliarda euro nga BE-ja, pasi janë duke u hetuar për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe medieve.

Por, dy vendet janë siguruar se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.

“Tani mund të nisim zbatimin dhe t’i rindërtojmë ekonomitë tona Paketa jonë historike e rikuperimit do t’i çojë përpara tranzicionet tona të gjelbra dhe digjitale”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas arritjes së marrëveshjes.

Në korrik, BE-ja është pajtuar në parim për buxhetin prej 1.1 trilion eurosh, për periudhën 2021-2027, dhe për fondin e stimulimit prej 750 miliardë eurosh, por kjo paketë kishte nevojë për mbështetjen unanime nga të gjithë anëtarët e bllokut.

Pa marrëveshje, BE-ja do të ishte detyruar të përdorë një buxhet të kursimit për vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Francës, Paul Pogba pritet të larohet…