BE-ja t’i bëjë presion Serbisë, jo Kosovës

30 nëntor 2018 | 08:04

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, e ka quajtur të vonuar dhe të paanalizuar mirë vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 përqindësh për produktet me origjinë nga Serbia.

Pavarësisht prej kësaj, ai i ka dhënë mbështetje këtij vendimi. Grabovci ka thënë se për shkak të fushatës së egër të Serbisë karshi Kosovës ndaj shtetit serb do të duhej të ketë reciprocitet të plotë në të gjitha fushat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Grabovci i ka vlerësuar të padrejta reagimet e zyrtarëve të BE-së karshi këtij vendimi.

Ai ka theksuar se BE-ja duhet të reagojë ndaj qasjes destruktive dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe jo ndaj veprimeve mbrojtëse të shtetit tonë.

Ndërsa sa i përket vendimit të dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri, Grabovci ka thënë se ky vendim ka qenë i nxitur nga Beogradi zyrtar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të, në Superligën e…