Fitojnë favoritët në hendboll, gjyqtarët sulmohen në Gjakovë

30 nëntor 07:32

Janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të, në Superligën e Kosovës në hendboll, ndërsa në katër takime fituesit ishin të pritur.

Kështu Besa Famgas fitoi ndaj Drenicës me rezultat 36:15. Për kampionin aktual, Besën, ishte fitorja e dhjetë. Fitoren e dhjetë e shënoi edhe Kastrioti që mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 49:16.

Fitore të pritur realizoi edhe Prishtina ndaj Samadrexhës (49:28), kurse me rezultat të ngushtë, 35:34, fitoi Drita ndaj Zhegrës.
Hije shumë të keqe xhiros i ka vënë sulmi fizik ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Vëllaznimi- Vushtrria. Ndeshja që nisi në Gjakovë, u ndërpre në minutën e 34:15 kur rezultati ishte 13:7. Lojtarët e skuadrës mysafire sulmuan fizikisht çiftin e gjyqtarëve Bujupi dhe kështu ndeshja u ndërpre. Për këtë ndeshje do të vendos komesari i garave.

Drenica – Besa Famgas 15:36 (7:17)

Drenica: Qorri 3, Muqolli, Hamza 1, Lladrovci, Gecaj, Bunjaku 1, Haxhiaj 4, Mehmeti 2, Zekaj 3, Sahiti, Hasani 1.
Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 2, Vokshi 7, Broqi, Y. Muqolli 3, Tetova 4, D. Idrizi 4, D. Tahirukaj 10, Dr. Tahirukaj, Ramosaj 1, Berisha, Tafili 5.

Trepça – Kastrioti 16:49 (7:23)

Trepça: Tahiri, Terziqi, Pllana 2, Voca, Fejzullahu 1, Shala 6, E. Beqiri, Y. Beqiri 2, Qabra 1, Shabani 4.
Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, K. Syla 5, B. Syla 7, Salihu 3, A. Dugolli 7, Prekazi, Terziqi 4, Shabani 3, Ramadani 5, Rudari 5, Mustafi 1, Esati, Rajatoski 9.

Zhegra – Drita 34:35 (18:21)

Zhegra: Ibrahimi, Haziri 4, Mureli 1, A. Isufi 8, Agushi 1, Al. Haziri 9, Shaqiri 1, Jakupi, Murseli, Aliu 10, F. Isufi.
Drita: Sylejmani, Shaqiri 3, Gubetini 7, Mustafi 3, Veliu, Mehmeti, Misini 10, Selmani 1, Azizi, Shahini 6, Maxhera 5.

Samadrexha – Prishtina 28:49 (14:17)

Samadrexha: Bunjaku, Jashari 5, A. Maloku 7, F. Maloku 2, A. Basholli, B. Maloku 4, Sh. Maloku, S. Maloku 2, Sopjani 1, V. Maloku 7.
Prishtina: Fetahu, Beqiraj, Agushi, Basholli 4, Abazi 5 Bajqinovci 8, Visoka 7, Hoxha 4, Batatina 1, Beshiri 15, Gjuka 4, Gashi 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku në të…