BE-ja tregon se çfarë është mekanizmi special për monitorimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

08 mars 2021 | 11:08

Bashkimi Evropian (BE) pritet ta kontrollojë zbatimin e marrëveshjes së normailizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me mekanizmin special mbikëqyrës të BE-së, kjo e fundit ka dhënë detaje për “Klan Kosovën”.

“Monitorimi i zbatimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit do t’i nënshtrohet asaj që Palët bien dakord”,  është thënë në përgjigjen e Brukselit zyrtar.

Ideja për këtë mekanizëm është zbuluar nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në prag të vizitave që i kishte bërë gjatë javës së shkuar Kosovës dhe Serbisë.

“Do të ketë një mekanizëm që rregullisht do të monitorojë përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve nga marrëveshja gjithëpërfshirëse. Marrëveshja nuk është fundi i rrugës së integrimit evropian, por fundi i një faze të rëndësishme pas së cilës përparimi në rrugën evropiane do të varet nga përmbushja e marrëveshjes”, pati deklaruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën…