BE për karantinimin 14 ditor: Kujt i takon të vendosë?

26 maj 2020 | 10:19

Vendet si Britania kanë vendosur masën e karantinimit me detyrim për 14 ditë për të gjithë ata që futen në territorin britanik.

Por çfarë mendon BE-ja për këtë?

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së përgjegjës për transportin dhe Shëndetin u pyet për këtë vendim dhe përgjigja e tij ishte: Futja e masave të karantinës për udhëtarët që vijnë nga jashtë është një juridiksion kombëtar, pra që takon shteteve që të vendosin.

Zëdhënësi theksoi se ka shumë rëndësi që vendet të ndjekin rekomandimet dhe udhëzimet për lehtësimin e masave, të publikuara nga ekzekutivi i BE në muajin e fundit.

Sot ministrat europianë të Shëndetësisë do të mbajnë një video-konferencë ku do diskutojnë rekomandimet e 13 majit për transportin dhe sektorin e turizmit. Theksi vendoset gtek nevoja për një qasje të koordianuar për të shmangur diskriminimet dhe për të vendosur mbi kriteret shëndetësore.

Siç deklaron zëdhënësi, rëndësia është tek situata epidemiologjike e vendeve.

BE ende nuk ka një plan të përbashkët për hapjen e kufijve dhe turizmit nga jashtë territoreve, edhe pse vendet si Greqia, Italia dhe Spanja kanë hapur plazhet.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se do të hapen kufijtë për turistët ndërkombëtarë nga korriku që vjen. Por mbetet e paqartë se çfarë do ndodhë pas 15 qershorit, afati i kufijve mbyllur dhe nëse BE do hapë kufijtë edhe për shtetasit që nuk janë në listën e vendeve anëtare të BE-së si Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj…