Bebe Rexha flet për luftën me shëndetin mendor

08 maj 2021 | 11:50

Bebe Rexha ka folur për problemet me shëndetin mendor.

31 vjeçarja, e cila është shprehur hapur dhe më parë për këtë çështje, tha se ka mësuar se si ta dojë veten dhe të kuptojë vlerën e saj.

“Kam mësuar të jem nxitësja e fansave të mi. Do të doja ta kisha ditur këtë dhjetë vjet më parë. Nëse nuk e doni veten, kush do ta bëjë.”, tha Bebe.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar më parë se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, që shkakton momente depresive. Tani, ajo thotë se ka arritur ta vendosë nën kontroll me përdorimin e ilaçeve dhe terapisë. “Është një pjesë e imja me të cilën jam ballafaquar vazhdimisht. Është e vështirë.“, theksoi ajo.

Këngëtarja ka rrëfyer gjithashtu dhe për vështirësitë që ka kaluar më parë në lidhje me pasiguritë që ndjente me trupin. Ajo zbuloi se disa stilistë kishin refuzuar të punon me të për shkak të formave trupore. Këngëtarja e “In the Name of Love” tha për revistën People: “Unë jam në një vend kaq të mirë në jetën time. Ndihem shumë më e lirë dhe në paqe.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Gjermane në Tiranë, në një njoftim në rrjetin social…