Bebe Rexhës habit fansat, keshtu nuk keni parë kurrë më parë

02 maj 2020 | 11:13

Bukuroshja shqiptare, Beba Rexha gjithmonë ka ditur ta marrë vëmendjen me talentin e saj në muzikë dhe më pamjen tepër teërheqëse. Vitet e fundit këngëtarja është shfaqur si një bionde bukuroshe dhe faktikisht i shkojnë shumë.

Megjithatë, e bardha nuk është ngjyra natyrale e flokëve të 30-vjeçares, pasi e njëjta është shfaqur si brune në fillimet e karrierës. E duket se rrënja e flokëve me ngjyrë të mbyllur ka filluar t’i rikthehet gjatë këtyre ditëve të karantinës për shkak të mos-kujdesit. Kështu të paktën bëri të ditur vet këngëtarja, përmes disa statuseve satirike të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Rrënjët e mia janë rritur. Nuk e di nëse ende e konsideroj veten bjonde më. Mustaqet e mia janë rikthyer gjithashtu”, shkroi Bebe Rexha.

Më pas, artistja me origjinë shqiptare më një status të radhës, tregoi se nuk dëshiron të kthehet brune siç ka qenë, por që do të kujdeset të bëhet bionde sapo karantina të përfundojë.

“Jo bjonde përgjithmonë, thjesht kam pritur që kjo karantinë të mbarojë dhe më pas do të zbardh rrënjët e mia”, shkroi tutje këngëtarja Rexha. Brune me flokë të mbyllura, ajo ishte shfaqur në disa prej klipeve të famshme të saj në fillim të karrierës si “I’m gonna show you crazy” dhe “Me, myself and I”.

View this post on Instagram

Found these in my camera roll ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot 55 plumba janë derdhur drejt makinës ku ishin dy…