Bedi – Heroi im!
Shekip Fazliu ka përkujtuar rënien heroike të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Bajramit – Bedin. Me këtë rast, Fazliu ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Bedin dhe Rrustem Mustafën – Remin; që të tre në atë kohë ish-studentë të Universitetit të Prishtinës dhe më pas luftëtarë të denjë të UÇK-së.
Bedri Bajrami ra dëshmor më 27 janar 1999, gjatë një beteje të përgjakshme ndërmjet forcave të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Në përkujtimin e tij, Shekip Fazliu thekson se dëshmori Bedri Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij jetik, që nga koha kur ishte student, duke vënë dijen, guximin dhe përkushtimin e tij të pandalshëm në shërbim të ndërtimit dhe forcimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçanërisht në zonën e Llapit.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Bedri Bajrami!



