Bedri Hamza: Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh

17 mars 2025 | 00:04

“Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot. Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër”, ka shkruar në Facebook kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka theksuar se ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun.

“Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë. Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pranuar me dhimbje lajmin…