Bedri Hamza merr mbështetje nga bashkëvendësit në Skenderaj

01 tetor 2019 | 12:05

Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur ngrohtë të hënën në mbrëmje  nga bashkëvendësit në Skenderaj.

Para qindra qytetarëve të kësaj komune, ai ka thënë se PDK-ja është parti shtetformuese dhe shtetndertuese, të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin. “Faleminderit Skenderajt për përkrahjen e vazhdueshme për PDK-në.  Po ashtu, shumë faleminderit juve për përkrahjen tuaj gjatë karrierës time politike.  PDK-ja, z. Veseli, dhe unë besimin e juaj do ta kthejmë në perspektivë për vendin”, ka thënë Hamza.

Hamza, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka folur për rrugëtimin politik të PDK-së, duke shpalosur pjesë të programit.

Ai është zotuar se PDK-ja do të vazhdoj të bëjë më të mirën e mundshme për  Drenicën dhe gjithë Kosovës.

Hamza i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që më 6 tetot t`i besojnë PDK-së, duke shtuar se të gjitha projektet kapitale politike, ekonomik dhe ushtarake mbajnë  vulën e PDK-së.

Bedri Hamza në listën për deputet të PDK-së mban numrin 8.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 6.7 për qind e popullatës në Kosovë janë persona…