Bedri Hamza nga Vitia: Kosova nuk ka më kohë për të humbur
02 qershor 2026
| 18:54
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim elektoral në Viti.
Ai ka theksuar se Vitia ka potencial, por ende pret investimet dhe infrastrukturën që meriton.
“Edhe sot nuk është e lidhur si duhet me autostradën “Arbën Xhaferi””.
“Deri sa familjet përballen me çmime të larta, qeveria aktuale kërkon pushtet absolut. Deri sa qytetarët kërkojnë jetë më të mirë, ajo nxit përplasje politike”.
“Qytetarët i numërojnë centët për të përballuar muajin, ndërsa qeveria merret me kalkulime elektorale dhe mendon vetëm për votat e tyre. Kjo nuk është ajo që presin qytetarët. As këtu në Viti dhe askund tjetër. Kosova nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Hamza në ‘Facebook’.



