Befason Casillasi, nuk tërhiqet nga futbolli

01 korrik 2019 | 16:57

U fol shumë për një tërheqje të Iker Casillasit nga futbolli, pas atakut që pësoi në zemër disa muaj më parë, por legjenda spanjolle i ka befasuar të gjithë, teksa ka vendosur të vazhdojë të luajë futboll.

37-vjeçari është paraqitur në ditën e parë të përgatitjeve të Portos për sezonin e ri, teksa këtë gjë e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Rikthehem në punë. Dita e parë”, shkruan ish-kapiteni i Realit. Mesa duket Casillas do të respektojë kontratën që ka me klubin portugez, duke i qëndruar besnik futbollit të luajtur.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ish-ministrin e…