Befason Ronaldo, kërkon transferimin në United

15 janar 12:42

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po kërkon të largohet nga Reali i Madridit.

Sipas sportives spanjolle “AS”, Ronaldo ndihet i mashtruar nga premtimet e rinovimit të kontratës nga ana e Presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, dhe ka vendosur që ta mbyllë aventurën me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

Për momentin, prioriteti i tij është kthimi te Manchester United, që e konsideron si vendin ideal për të vazhduar trajektoren e sukseseve. Me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo ka luajtur në periudhën 2003-2009 dhe ka fituar “Topin e Artë” të parë në karrierë.

Mendohet se vendimin për t’u larguar, numri 7 i madrilenëve ia ka thënë edhe disa shokëve të skuadrës. Pas ndeshjes së shkëlqyer në finalen e Kardifit kundër Juves, Cristianos iu premtua rinovimi i kontratës me përmirësim page, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në…