Veseli: Gjykata Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë

15 janar 2018 | 12:37

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në fshatin Reçak të Shtimes, me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Reçakut, ka thënë se Gjykata Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë.

“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është një ndër emrat e përfolur kohët e…