Begaj dhe Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

11 gusht 2020 | 14:22

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim pune, ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, me të cilën kanë biseduar për disa projekte për Malishevën dhe për propozim-projektet që pritet të nisin të realizohen vitin e ardhshëm.

Begaj e Dumoshi  janë pajtuar për bashkëpunim të ndërsjellë në hartimin e projekteve dhe propozimeve për investime në komunën e Malishevës, në fushat e kulturës, sportit dhe rinisë.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i DKRS-së, Rexhep Mazreku, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi dhe Arbëreshë Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Valdete Bajrami, zëvendësministri i Bujqësisë, Enver Hoti dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Në këtë takim, kryetari Begaj e ka njoftuar ministren Dumoshi, me gjendjen në Malishevë, duke thënë se infektimet në sport, kulturë dhe rini janë të domosdoshme.

Ndërsa ministrja Dumoshi, ka premtuar se të gjitha kërkesat e komunës së Malishevës do të procedohen për vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se ka filluar…