Begaj me përfaqësuesit të AKP-së diskutuan për asetet me rëndësi për komunën e Malishevës

25 tetor 2018 | 14:17

Kryesuesi i Bordi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, bashkë me drejtorin menaxhues të kësaj agjencie, Ekrem Hajdari, kanë pritur të enjten në takim kryetarin Komunës së Malishevës, Ragip Begaj si dhe drejtorin e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Bashkim Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me asetet e ndërmarrjeve shoqërore në veçanti për ato me rëndësi vitale për Komunën e Malishevës si dhe për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në identifikimin e aseteve të tilla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me homologë dhe…