Begaj në Vatikan takohet me sekretarin Parolin: Diskutimi u përqendrua edhe në Kosovën

26 maj 2026 | 15:20

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka takuar edhe kardinalin Pietro Paroli, sekretarin e Shtetit të Vatikanit.

Begaj ka shkruar në platformën  “X” se me Parolin kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa tha se në diskutimet e tyre ishte edhe Kosova.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Diskutimi ynë u përqendrua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, ka shkruar Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështjet e pronësisë janë ndër shqetësimet kryesore që Bashkimi Evropian…