Begaj pret në takim drejtorin regjional të policisë, kolonel Lumni Graishta

25 prill 2019 | 15:34

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të enjten në një takim me karakter njoftues dhe pune, drejtorin e Drejtorisë Regjionale të Policisë, Gjakovë, kolonelin Lumni Graishta, nënkolonelin Arben Paçarizi, shef i sektorit të operativës në regjionin e Gjakovës dhe komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi.

Në këtë takim, kryetari Begaj e ka uruar për detyrën, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë, Gjakovë, kolonelin Graishta, dhe i ka ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Komunës së Malishevës, në punën e Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër edhe koloneli Graishta, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës dhe me të gjitha institucionet tjera shtetërore, ndërsa duke folur për sigurinë, ai tha se “bazuar në raportet policore, Malisheva është vendi më i qetë jo vetëm në regjionin e Gjakovës”.

Sipas tij, “kjo është meritë e qytetarëve, e pastaj edhe puna e policisë dhe të gjitha institucioneve tjera”.

Kryetari Begaj dhe zyrtarët policor, kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, me qëllimin e vetëm, të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme, rendit dhe qetësisë publike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, së bashku…