Ministri Mustafa: Është ngritur cilësia e dizajnit të kopertinës së pasaportave

25 prill 2019 | 15:32

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, sot kanë vizituar Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve që funksionon në kuadër të kësaj agjencie.

Me këtë rast, ministri Mustafa ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht punon që të ofrojë sa më shumë shërbime cilësore për qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se pajisja me dokumente personale bëhet konform standardeve ndërkombëtare dhe garantohet nivel i lartë i sigurisë.

“Pas shqyrtimit të ankesave nga qytetarët, prej muajit mars kemi ngritur cilësinë e dizajnit të kopertinës së pasaportave”, ka deklaruar ministri Mustafa.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka nënshkruar të enjten një memorandum mirëkuptimi…