Komuna e Malishevës dhe UNDP-ja nënshkruajnë marrëveshje për projekte të përbashkëta

25 prill 2019 | 15:30

Komuna e Malishevës ka nënshkruar të enjten një memorandum mirëkuptimi me Programin për Zhvillimi të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për realizimin e projekteve me interes të përbashkët. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Bazuar në këtë marrëveshje, të dy palët kanë për qëllim të sigurojnë një kornizë të bashkëpunimit dhe të lehtësojë këtë bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në qytetin e Malishevës, është duke u realizuar projekti i rregullimit të shtratit të përroskës në qytet, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve që zakonisht shkakton kjo përroskë në kohën e shirave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…