Begaj thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin me KFOR-in

14 dhjetor 2018 | 18:19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të premten në një takim komandantin e ri të njësive të LMT të KFOR-it për regjionin e jugut, Cengiz Bahadir Ozgur, si dhe komandantin aktual të KFOR-it për regjionin e jugut, Cen Sinan Barim, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj pasi i ka uruar mirëseardhje komandanti të ri, është zotuar se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai ka falënderuar KFOR-in për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për  sigurinë që ofron për vendin tonë.

Edhe zyrtarët e lartë të KFOR-it për regjionin e jugut, e kanë falënderuar kryetarin Begaj për bashkëpunimin që kanë si dy institucione.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony…