Begaj uron 111-vjetorin e Forcave të Armatosura: Nderim dhe mirënjohje për secilin efektiv

04 dhjetor 2023 | 08:50

Sot shënohet 111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Me këtë rast presidenti i Shqipërisë, Bajrman Begaj, njëherazi edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka nderuar dhe ka shprehur mirënjohje për secilin ushtar që shërben në këto forca.

“Sot shënojmë 111-vjet të Forcave të Armatosura. Nderim dhe mirënjohje për secilin prej jush; djem, vajza, burra dhe gra, që shërbeni me guxim të pakrahasueshëm, sakrificë të thellë dhe përkushtim të palëkundur në misione të vështira si dhe në ato paqeruajtëse jashtë kufijve tanë!”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu, ai falënderoi gjithsecilin prej tyre për nderin dhe sigurinë që i dhurojnë Shqipërisë.

“Faleminderit që mbani lart me trimëri flamurin dhe emrin e Shqipërisë!”, ka shkruar presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht i ngarkuar…