Begaj vazhdon takimet e rregullta me qytetarët e Malishevës

16 gusht 2018 | 16:21

Edhe në këtë të enjte, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vazhduar me pritjen e rregullt javore të qytetarëve, që nga ora 13:00.

Në takimet e kësaj dite, Begaj, ka biseduar për çështje dhe kërkesa të ndryshme, që parashtronin qytetarët në takim.

Kryetari Begaj është njoftuar drejtpërdrejt me çështjet të cilët i kanë paraqitur qytetarët dhe janë si nevoja urgjente për t’u kryer. Kërkesat më të shumta kishin të bëjnë me kanalizime e shtrim rrugësh, por nuk kanë munguan edhe kërkesa të natyrave tjera.

Begaj për të gjitha këto  kërkesa ka dhënë sqarimet e duhura, si dhe për zgjidhjen e çështjeve ka ofruar mbështetjen e zyrës së kryetarit dhe të ekzekutivit që ai udhëheq.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona…