Begaj vazhdon traditën, përkrahen 153 bletarë malishevas

03 tetor 2018 | 10:28

Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, sot i ka përkrahur bletarët, me mjete konkretizuese për bletë.

Numri i bletarëve të përkrahur është 153 bletarë, aq edhe sa kanë aplikuar, ndërsa janë përkrahur me mjete, varësisht nga numri i bletëve që i kanë.

Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bletarët përfitues.

“Ne po përpiqemi që ta përkrahim sektorin e bujqësisë, përfshi edhe bletarinë, edhe pse nevojat janë shumë më të mëdha se mundësitë që kemi, por brenda këtyre mundësive, jemi duke bërë të pamundurën. Ju i gëzofshi këto mjete, dhe uroj që të kemi sa më shumë prodhim”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë shpërndarjes së mjeteve për bletarët.

Ndërsa drejtori Hoxha, ka bërë të ditur se “edhe kjo përkrahje për bletarët, sikur edhe përkrahja në të gjitha fushat e bujqësisë, bëhet me qëllim të përkrahjes dhe stimulimit të bujqve, fermerëve e bletarëve, që të merren me bujqësi, në këtë rast të merren me kultivimin dhe rritjen e bletëve, që tregu ynë të ketë vetëm prodhime vendore”.

“Kjo nuk është as përkrahja e parë dhe nuk do të jetë as e fundit, pasi ne në vazhdimësi do të mundohemi që t’iu dalim në krah bletarëve dhe bujqve në përgjithësi, pasi bujqësia është prioritet mbi prioritete”, ka thënë drejtori Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1095 gjoba dhe dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur gjatë…