Begaj zotohet për avancimin e pozitës së gruas në Malishevë

21 tetor 2020 | 14:10

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, kanë pritur në takim, kryesuesen e Komitetit për Barazi Gjinore, Agnesa Kastratin.

Begaj i ka njoftuar anëtarët e Komitetit për Barazi Gjinore, me përfaqësimin gjinor në institucionet publike të Komunës së Malishevës, si në administratë, shkolla, institucione shëndetësore, kulturore, ku shumë gra udhëheqin dhe menaxhojnë.

Me këtë rast, ai ka shprehur gatishmërinë për t’i çuar përpara proceset në sektorin e barazisë gjinore për t’i mbështetur gratë në biznese. “Ky është potenciali për zhvillim dhe mirëqenie socio-ekonomike të vendit në tërësi, po ashtu deri tash kemi mbështetur kërkesat e tyre  si dhe në të ardhmen  do t’i mbështesim  projektet plotësisht”, është shprehur Begaj.

Kurse Agnesa Kastrati është interesuar për punët në Qendrën e Mjekësisë Familjare  “Shpëtim Robaj” në Malishevë, pozitën e gruas në jetën institucionale publike e vendimmarrëse. Po ashtu, edhe pjesëmarrëset tjera në takim, ka kanë thënë se janë të interesuara që të ketë më shumë përkushtim për sistemimin dhe avancimin e pozitës së gruas në institucionet publike dhe private, më qëllim që të rritët mirëqenia familjare dhe vendimmarrja e tyre në institucionet  vendimmarrëse publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se…