Pezullohet puna në QMF-në e Kamenicës

21 tetor 2020 | 14:09

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se është pezulluar përkohësisht puna në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) – Qendër, tek Kisha në Kamenicë.

Kjo komunë ka bërë me dije se një vendim i tillë është marrë për shkak se disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid.

“Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre punëtorë në këtë QMF kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës. Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF-je që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF – Kamenicë”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit ka njoftuar se është hapur faza e…