Bëhet ekzekutimi i pagesave për skemat sociale dhe pensionet

17 gusht 2018 | 15:40

Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është liruar pak orë…