Bëhet ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike

22 dhjetor 16:28

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

“Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt. Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018”, është thënë në njoftimin e MF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një mocion me…