Bëhet zgjidhja për furnizim me energji elektrike për Mitrovicën dhe “Trepçën”

23 janar 2019 | 16:42

KEDS-i, ka krijuar një zgjidhje të shpejtë për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe “Trepçës”, pas djegies së djeshme. Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për medie nga KEDS-i.

“Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in. Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përkuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallacit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kyçja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Pos përçuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e ‘Trepçës’”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.

Sipas kësaj komunikate, paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST në afat rekord kanë gjetur alternativë shtesë të furnizmit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme.
“Në këtë rast KEDS ka angazhuar numër te madh te punëtoreve si dhe kontraktorëve për të punuar në shtrirjen e përçuesit 35 kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të “Trepçës”, sikurse edhe nga “Trepça” në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet në mbrëmje”, është thënë në komunikatë, duke u shtuar se situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafos së “Trepçës”, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. “Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje. Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafella mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT dhe institucioneve të vendit. Shprehim falënderim për KOSST që bashkërisht gjetëm zgjidhje te shpejt, poashtu institucionet e Kosovës për përkrahjen, policinë e Kosovës qe krijoi siguri për te realizuar punimet, si dhe qytetarët e Mitrovicës tek te cilët gjetëm mirëkuptim dhe përkrahje”, përfundoi komunikata e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gonzalo Higuain ka kaluar vizitat mjekësore në ekipin e Chelseat…