Behrami: Ende nuk kam mbaruar si futbollist  

15 qershor 2020 | 15:20

Mesfushori Valon Behrami ka thënë se është rikthyer në skuadrën e Genoas për të treguar se ende nuk ka mbaruar si futbollist. 35-vjeçari në janar u largua nga Sioni dhe nënshkroi për klubin italian.

“Kthimi te Genoa ishte një mundësi e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Mbi të gjitha, sinqerisht, doja të dëshmoj se nuk jam lojtar i mbaruar. Dua të më besojnë bashkëlojtarët dhe ta shfrytëzojnë përvojën time si një shkëmb për t’u mbajtur gjatë momenteve të vështira. Nuk flas vetëm për fushën, por edhe jashtë saj”, ka thënë Behrami.

“Po ia kaloj shumë mirë me trajnerin Nicola, por sepse e nisëm me një debat. Ai më tregoi se çfarë mendonte dhe unë ia thashë të njëjtën, të dy e kuptuam se kemi të bëjmë me njerëz të sinqertë. Kjo është e rëndësishme në futboll”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefik Surdulli Sot Gjilani kremton festën e vet të veçantë…