Behrami, i 27-ti në renditjen e AIBA-s

18 shtator 2020 | 11:16

Federata Ndërkombëtare e Boksit AIBA ka publikuar renditjen më të re të boksierëve për vitin 2020. Boksieri i Kosovës, Patriot Behrami, ndodhet në vendin e 27-të në botë në kategorinë -69 kilogramë, që vlerësohet sukses për të.

Behrami ka tubuar 150 pikë, të cilat i ka fituar me vendin e pestë të zënë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

AIBA në renditjen botërore merr parasysh vetëm pikët e fituara në Kampionatet Botërore, Kampionatet Kontinentale dhe Lojërat Evropiane, në të cilat gara pikë të fituara si senior ka vetëm Behrami. Patrioti merr bursë nga Komiteti Olimpik i Kosovës si “Shpresë Olimpike 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampanja “Rini Aktive”, e udhëhequr nga deputetja Ganimete Musliu dhe…