Behrami largohet nga Sioni

03 tetor 2019 | 18:06

Shumë pak ka zgjatur aventura e re e Valon Behramit në Zvicër, ku pas afërsisht dy muajve shqiptari ka deklaruar ndarjen me ekipin e Sionit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori shqiptar për RSI, ku shprehet se ka një marrëveshje të ndërsjellët për këtë vendim. Megjithëse presidenti i klubit zviceran do të shprehej pak kohë më parë se Behrami ishte një pikë e rëndësishme në projektin e tyre, futbollisti 34-vjeçar nuk po gjente minuta në fushën e lojës. Kujtojmë se Behrami la ekipin e Udineses në Serie A, për të shkuar drejt Sionit.

Një transferim ky që cilësohej si i bujshëm për skuadrën helvete, që bëri gjithçka për ta afruar shqiptarin në grupin e tyre. Por tashmë që kontrata është ndërprerë, Valon Behrami duhet të shohë për një mundësi tjetër gjatë merkatos dimërore, e cila është pak muaj larg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit