Bekim Jashari: Ansambli “Drenica” na përfaqësojë në mënyrë dinjitoze në Turqi

27 maj 2019 | 22:44

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim ansamblin e këngêve dhe valleve Drenica, i cili ka përfaqësuar Kosovën në një festival në Giresun të Turqisë.

Jashari është shprehur i kënaqur me pëefaqësimin e Kosovës nga Ansambli Drenica me këngë dhe valle.

“Me anëtarët e Ansamblit “Drenica”, në mirëseardhjen e organizuar pas një përfaqësimi dinjitoz jo vetëm të Komunës sonë, por edhe të Kosovës, në festivalin tradicional ndërkombëtar në Giresun të Turqisë, në një garë mes shumë shtetesh, ku me paraqitjen e valleve tradicionale të trevave shqiptare nga ky ansambël, ndihemi krenarë me kulturën dhe traditat e popullit tonë”, ka theksuar Jashari./fakteplus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Villa është rikthyer në Premierligë, pasi e mposhti Derby…