Bekim Jashari: Dëshmori Halim Brahimi ishte një luftëtar sypatrembur i UÇK-së

20 maj 2019 | 13:39

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar sot në 20 -vjetorin e rënies dëshmorin Halim Brahimi.

Kryetari Jashari ka thënë se dëshmori Halim Brahimi ishte një luftëtar sypatrembur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me fisnikëri kreu obligimin ndaj atdheut, duke rënë heroikisht në fushën e nderit, në emër të lirisë së Kosovës.

“Lavdi e përjetshme dëshmorit Halim Brahimi dhe të gjithë heronjve tjerë!”, ka thënë Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve që mos…