Bekim Jashari i pret në Prekaz “Plisat” e Prishtinës, i falënderon për iniciativën e tyre

01 gusht 2021 | 23:26

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari sot i ka pritur në Prekaz një grup të tifozëve të “Plisave”, të cilët tashmë kanë siguruar 13.156 nënshkrime për vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në kryeqytetin tonë.

Sot prita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, grupin e tifozëve “Plisat”, të cilët tashmë kanë siguruar 13.156 nënshkrime për vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në kryeqytetin tonë.

“Tifozët e shkëlqyer ”Plisat” i përgëzova për angazhimin e tyre shembull në promovimin e vlerave dhe historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jasharit

Tifozët e shkëlqyer ”Plisat” i përgëzova për angazhimin e tyre shembull në promovimin e vlerave dhe historisë sonë të lavdishme.

Gjithashtu i njoftova që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në vitin 2019 kemi kërkuar caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Komandantit, nga Komuna e Prishtinës zyrtarisht me një kërkesë të përbashkët, në bazë të së cilës Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për caktimin e lokacionit tek hyrja e Qeverisë së Kosovës, por që sot e asaj dite nuk kemi parë veprime konkrete.

Uroj që projektet e tilla me rëndesi nacionale të realizohen më shpejtë e të mos këtë nevojë për pritje kaq të gjata.

Faleminderit “Plisat”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes…