Bekim Jashari: Jam i hapur me këdo për të bashkëpunuar

15 gusht 2018 | 18:43

Komuna e Skenderajt ka vazhduar edhe të mërkurën ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun, kësaj radhe me banorë të qytetit dhe përfaqësues të lagjeve të fshatit Klinë e Poshtme.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, duke marrë pjesë në dëgjime buxhetore, si institucione lokale dhe si qytetarë, bëhemi bashkëhartues të buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe të planifikimeve për vitet e tjera 2020-2021.

“Kam premtuar transparencë të plotë dhe do të jem i hapur me këdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve të Komunës së Skenderajt pa dallim. Një falënderim për të gjithë ata qytetarë që ishin sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të cilët kontribuuan me kërkesa reale”, ka thënë Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Barcelonës, Andres Initesta po paraqitet mirë në skuadrën…