Bekim Jashari: Januz Kodra ishte një luftëtar sypatrembur

25 maj 2019 | 12:56

Me rastin e 20-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorit Jonuz Kodra, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe te varri i tij.

“Me vlerësime të larta për sakrificën sublime në shërbim të atdheut, sot kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra, si një luftëtar sypatrembur, që luftoi me vetëmohim për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi e përjetshme Januz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë të kombit!”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu sikurse në Superligën e meshkujve, sot (e shtunë) titulli…