Bekim Jashari kërkon unitet për çështjet e rëndësishme të Kosovës

25 maj 2021 | 15:31

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorit, asamblistë, drejtorë komunalë e qytetarë, kanë përkujtuar dëshmorin Sherif Duraku nga Murga, në 22-vjetorin e rënies heroike të tij.

Me këtë rast,  Jashari ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Duraku për lirinë e vendit, duke shtuar se uniteti i elitës politike përballë çështjeve të rëndësishme për shtetin e Kosovës është thelbësor.

“Lavdi dëshmorit Sherif Duraku dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!”, ka thënë Jashari.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Gennaro Gattusos në stolin e Napoli nuk përfundoi…