Bekim Jashari njofton për vdekjen e një 16-vjeçareje dhe veteranit të UÇK-së

15 shtator 2021 | 11:22

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se qyteti që ai udhëheq sot është zgjuar me dy lajme të hidhura. Bëhet fjalë për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16-vjeçares Vesa Bajrami.

“Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne. Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jasharit:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16-vjeçares Vesa Bajrami.

Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UÇK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.

Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.

Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Vesa e Musa!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar gjykimi ndaj Salih Mustafës i njohur si…