Bekim Jashari: Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka mangësi

05 korrik 2018 | 18:21

Tashmë është proceduar për Kuvendin e Kosovës miratimi i një ligji të veçantë me të cilin do të trajtohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në pyetjen se a do të pres që Kuvendi i Kosovës më shpejt ta aprovojë këtë Projektligj në mënyrë që kompleksi të shpëtojë nga shembja?

Ai ka thënë se Kuvendi ka për detyrë nxjerrjen e ligjeve të mira dhe lehtësisht të zbatueshme.

“Edhe ligji i vjetër nuk e ka ndaluar trajtimin e kompleksit, restaurimin dhe konservimin e objekteve në kompleks. Kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen sepse nuk është funksionalizuar me kapacitetet e nevojshme Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në mënyrë që ta menaxhojë kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. Edhe kështu siç ka qenë kjo agjenci nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar në kuptimin funksional, nuk është menaxhuar si duhet. Ligji ka mangësi dhe institucionet përkatëse duhet të fokusohen sidomos tek elementet përmbajtjesore juridike që ato të jenë të saktësuara, të mos ketë shumëkuptimësi dhe të jetë lehtësisht i interpretueshëm, duke paraparë të gjitha rrethanat e nevojshme që e rregullojnë hapësirën brenda kompleksit dhe sjelljet e personave juridikë dhe fizikë brenda atyre hapësirave. Komisionet parlamentare dhe sponzoruesi i ligjit do të duhej t’i trajtonin të gjitha kërkesat e palëve të interesit në kompleks dhe nëse është e nevojshme, të dalë edhe në seancat e dëgjimit publik ku njerëzit e profileve të ndryshme do të kishin mundësi për t’i dhënë idetë dhe format e ndryshme organizative të cilat hartuesi do t’i harmonizonte dhe t’i saktësonte në aspektin juridik brenda dispozitave dhe neneve të këtij ligji”, ka thënë Bekim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  ka bërë me…