Bekim Jashari publikon çertifikatën e vdekjes së Adem Jasharit, si kundërpërgjigje ndaj Nexhmedin Spahiut

19 gusht 2018 | 11:35

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është kundërpërgjigjur ndaj analistit Nexhmedin Spahiu i cili ka thënë se datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, është e falsifikuar.

Bekim Jashari që është djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar mbrëmë vonë, çertifikatën e vdekjes së axhës së tij, Adem Jasharit, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që ka thënë Spahiu.

Në dokumentin e publikuar nga Bekim Jashari, shkruan se Adem Jashari është i lindur më 28 nëntor 1955 dhe jo siç ka deklaruar Spahiu se ka gjetur nëpër arkiva që komandanti i UÇK-së, ka qenë i lindur më 10 tetor të të njëjtit vit.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!

Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!

Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.

Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur…