Bekim Jashari: S’lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt

11 qershor 2019 | 21:02

Komuna e Skenderajt ka rrënuar disa objekte që janë ndërtuar pa leje në Qyqavicë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, duke thënë se ligji do të jetë mbi të gjithë.

“Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin! Sot, përmes Drejtorisë së Inspektoratit kemi rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt. Kështu ligji do të jetë mbi të gjithë! Për këtë edhe e kam themeluar Drejtorinë e Inspektoratit që të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Jashari, raporton FaktePlus.

Kreu i Skenderajt ka shtuar se nuk do të lejojnë degradimin e asaj zone për interesa të askujt.

“Nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe diku tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt. Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, është shprehur Jashari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, Greqia ka shprehur hapur kushtin që…